Ec në frikë ose ec në dashuri
22. korrik e mërkurë

“Dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën” 1 Gjonit 4:18

Hulumtimet që tregojnë se mënyrat e të menduarit në dashuri janë norma, ndërsa mënyrat e të menduarit në frikë mësohen, janë revolucionare për shkencëtarët. Por kjo nuk është e re nëse shikojmë Shkrimin: “Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën”. Gjatë dekadave të fundit, shkencëtarët kanë studiuar anatominë dhe fiziologjinë e dashurisë dhe frikës. Këto janë dy sisteme të ndryshme, dhe në çdo moment të vetëdijshëm; ne do të veprojmë në njërin ose në tjetrin. Shkenca po na tregon se ka një “mësim të kundërt” të mendimeve negative dhe toksike kur veprojmë në dashuri. Ne mund të “ç’mësojmë” frikën negative—ajo nuk është pjesë e funksionimit tonë natyror të lindur. Hulumtimet e fundit neuroshkencore tregojnë se disa nga kimikatet që liron truri kur veprojmë në dashuri përfshijnë oksitocinën, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë shkrin grupet e mendimeve negative dhe toksike, duke lejuar rindërtimin e rrugëve të reja jo-toksike. Ky reaksion kimik gjithashtu rrjedh kur ne besojmë, lidhemi dhe i afrohemi të tjerëve.

Pra, zgjedhja për të vepruar në dashuri mund të “largojë frikën” në kuptimin e plotë të fjalës. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se kur bëjmë gjëra të mira dhe veprojmë në dashuri, lëshohen edhe endorfina dhe serotonina, të cilat pastrojnë trurin tonë dhe rrisin motivimin dhe mençurinë, duke na ndihmuar të përballojmë jetën më me sukses. Ne shohim pasojat e thella të zgjedhjes midis dashurisë dhe frikës në Shkrim: “Unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën” (Ligji i Përtërirë 30:19). Tek Predikuesi 7:29 na thuhet: “Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete”. Zgjedhja është e jotja: ose ec në frikë ose ec në dashuri.